Dega e VV-së në Deçan tregon nëse mbështet Molliqajn apo Kurtin

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosjes në Deçan, Ilir Cacaj ka folur për Insajderin pas mbajtës së mbledhjes lidhur me problemet e fundit brenda kësaj partie.

Lajme

14/12/2017 17:15

Cacaj ka thënë se dega në Deçan nuk ka asnjë lloj ndarje dhe nuk e mbështetë askënd në mes të individëve apo grupeve brenda partisë. Për Cacajn me rëndësi është që të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes ku sipas tij do të sqaroheshin shumë gjëra.

“Dega në Deçan nuk është me Molliqajn as me askënd, ne nuk kemi këso ndarjesh, vetëm jemi të interesuar me i sqarua edhe nëse ka probleme. Nuk ka kurrfarë ndarjesh dhe nuk kemi aspak këso lloj rreshtimesh”, ka thënë Cacaj.