Dedaj: Njohjet e Kosovës nuk janë merita personale

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se njohjet e shtetit të Kosovës nuk janë merita personale.

Lajme

14/10/2018 08:56

Dedaj ka konsideruar se tendencat për të personalizuar njohjet janë dëshmi e narcisoizmit dhe piraterizimit politik.

Përndryshe tanimë janë bërë tetë muaj pa e njohur asnjë shtet i ri Kosovën, derisa Gjergj Dedaj është zëvendësministër në ministrinë që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Njohjet e Kosoves nuk jane merita personale!

Pirateria politike e demton imazhin e Kosoves!

Kosova qe nga shpallja e pavaresise, me 17 Shkurt 2008, ka marrur nje numer te konsideruar njohjesh, e keto njohje nuk jane ase atehere dhe as tani merite personale, jane merite e nje gjenerate te tere politike ne dekadat e fundit, e gjakut dhe luftes per liri dhe martirizimit heroik te popullit te Kosoves.

Shtetet serioze e njohin nje shtet, ne baze te se drejtes nderkombetare dhe te verdiktit te GJND dhe jo per hater te filanit apo fistekut.

Tendencat per te personalizuar njohjet jane deshmi e narcisoizmit dhe piraterizmit politik, per poena dhe marketing personal e partiak, dhe si te tilla jane te demshme,uzurpatore dhe te pa verteta!