Deda: Zgjidhja është e mundshme, varet nga Opozita që të ulen për marrëveshje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda është njëri nga gjashtë deputetët e opozitës i cili nuk është suspenduar për të marr pjesë në seancën e sotme.

Lajme

14/12/2015 13:44

Ndërsa ai vlerëson se suspendimi i opozitës nuk është zgjidhje, raporton lajmi.net.

“Që katër muaj ditë e kemi një praktikë të seancave pa marrëvëshje politike. Me pas vullnet të aktereve poltik do të ketë marrëveshje politike. Gjithçka varet nga vullneti i qeverisë që të dialogojë pa paragjykime të gjetjes se marrëveshjes. Varet nga opozita që të ulen dhe të gjejnë marrëveshje”, shtoi Deda.

Ndërkohë për Dedajn, Legjilastura e pestë është Legjislatura që sipas tij është më e dobëta që ka pas Kuvendi i Kosovës.

“Situata është shumë e qartë, nuk na ka mbet neve tjerve shumë hapësirë se çka të bëjmë por të shpresojmë dhe besojmë në akterët poltikë që ta arrihet deri në marrëveshje sepse marrëveshja është e mundshme”, deklaroi ai.

Deda tha se edhe Qeveria e Malit të Zi edhte gatshme ta shqyrtojë çështjen e Demarkacionit, ndërsa per Asociaconin  thotë ai, duhet që Kuvendi ta dërgoj çështjen në komisionin e Venecias.

Kurse tha se nuk do të marr pjesë në seancën e  cila siç tha ai, thirret për inat.

Ndërkohë, Presidentja sipas tij, nuk ka prezentu ende ndonje draft marëveshje se si ajo e sheh se si mund të zgjidhet qështja politike. “Kjo tregon papjekurinë e gjithë klasës politike”, përfundoi ai./lajmi.net.