Deda: Vendimi i Qeverisë për mallrat e Serbisë, i qëlluar

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme

21/11/2018 15:49

Qeveria e Kosovës miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që mallrat serbe dhe boshnjake që hyjnë në Kosovë të paguajnë taksë doganore 100 për qind, raporton lajmi.net.

Këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një vendim i qëlluar, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, një vendim i tillë duhet të mbetet në fuqi deri në momentin kur Serbia t’i kthehet normalizimit të marrëdhënieve, por Deda ka kërkuar që, Qeveria t’i ndërmerr të gjitha masat për mosshtrejtim të çmimeve në Kosovë.

Postimi i plotë i Dedës pa ndërhyrje:

Vendimi i Qeverisë për rritjen e taksës nga 10% në 100% është i qëlluar. Kjo masë duhet të mbetet në fuqi deri kur Serbia t’i kthehet “normalizimit të marrëdhënieve” duke:

A: E ndalë në mënyrë të verifikueshme fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës;

B: Në mënyrë të plotë e zbaton marrëveshjen për energji; marrëvshjen për IBM; marrëvshjen për kadastër e regjistër civil, si dhe marrëvshjen për diploma universitare.

Në ndërkohë, Qeveria duhet t’i ndërmerr të gjitha masat për mos-shtrejtim të çmimeve në Kosovë. /Lajmi.net/