Deda reagon për deklaratën e Delawies që të diskutohet për territoret

Deputeti Ilir Deda, nuk po pajtohet me deklaratat e ambasadorit të Amerikës, Greg Delaëie, se në Bruksel mund të flitet për ndarjen e Kosovës.

Lajme

19/07/2018 23:13

Deda në një status në Facebook ka thënë se pikërisht amerikanët kanë qenë kundër kësaj çështje.

Ky është postimi i plotë i Dedës:

Copëtimi i Jugosllavisë në vija etnike ishte projekt i Millosheviqit. Dorëzimi para projekteve të tilla në 2018 me largimin e vijave të kuqe për integritetin territorial të Kosovës dhe hapja e rrugës për eksperimente të ndarjes territoriale – apo siç po thojnë “rivizatim të kufijve” ndërmjet Kosovës e Serbisë – do të jetë dështim kolosal i angazhimit të ShBA-ve dhe shteteve të Evropës në Ballkan në gati 30 vitet e fundit. Opcioni i ndarjes së Kosovës ka qenë në tavolinë edhe me 1992/1993, 2004 dhe 2007. Pikërisht amerikanët e kishin refuzuar kategorikisht këtë “zgjidhje”. /Lajmi.net/