Deda publikon dokumentin e ish-presidentit të SHBA-ve për Ushtrinë e Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka publikuar një vendim të ish-presidentit amerikan, George Bush për dhënien e ndihmës ushtarake të SHBA-ve për Kosovën.

Lajme

07/12/2018 13:28

Përmes një postimi në Facebook, Deda ka thënë se ky vendim është ende në fuqi, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Me 19 mars 2008, Presidenti George W. Bush nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të SHBA-ve për Kosovën. Ky vendim është ende në fuqi.

Me transformimin e FSK-së me 14 dhjetor, do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme ushtarake.

Transformimi i FSK-së gjithashtu do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës. /Lajmi.net/