Deda: Presim që PAN të dështojë në formimin e qeverise

KZQ pritet që nesër t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve ku më pas subjekti apo koalicioni fitues në afat prej 30 ditësh të formojë qeverinë, mirëpo nëse dështon PAN-i ta formojë qeverinë atëherë i mbetët presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të vendos se çfarë do të bëhet më tej.

Lajme

28/06/2017 14:03

Ilir Deda nga Alternativa, i tha lajmi.net se presin që PAN të dështojë të formojë qeverinë dhe t’i hapet rruga të tjerëve.

“Ne presim që koalicioni PAN do të dështojë të formojë qeverinë, me çka hapet rruga që ta krijojmë ne të tjetër”, ka thënë Deda për lajmi.net.

Deda më tutje tha, se presidenti nuk mundet të bllokojë procesin e formimit të qeverisë dhe ta fus Kosovën në krizë.

“Presidenti nuk mundet të bllokojë dhe ta fus Kosovën në krizë. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se pas dështimit të subjektit apo koalicionit të parë, ai që i mbledh 61 nënshkrime në Kuvend ka të drejt që të mandatohet. Kështu që ne nuk duam të merremi me situatë hipotetike”, theksoi ai

Sa i përket bisedimeve që LAA po bën më Vetëvendosjen,  Deda tha, se për së pari presin certifikimin e rezultateve nga KZQ e më pas të fillojnë bisedimet.

“Ne kemi thënë që nga fillimi që pas certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve do të fillojmë edhe komunikimet me Vetëvendosjen”, ka thënë në fund Deda. /Lajmi.net/