Deda: Nuk bëhet fjalë për zhbërjen e Speciales, por të Kosovës

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se ka ndodhur një manipulim i jashtëzakonshëm rreth iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

10/01/2018 18:35

“Debati për Gjykatën Speciale ka qenë deri në vitin 2015. Kur është bërë ligji dhe Dhomat e Specializuara kemi debatuar dhe tash dy vjet e gjysmë më vonë vendos ta shfuqizosh me një iniciativë që thuhet se është plotësim ndryshim i Speciales”.

“Debati nuk është për gjykatë, a jo, por a je për zhbërje të Kosovës, a jo”, ka thënë Deda, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se dihen pasojat nëse Kosova e shfuqizon Specialen.

“Pozitive ka qenë reagimi i shpejtë jo vetëm i joni por edhe i mediave dhe shoqërisë civile. Është pjesa demokratike që ka çuar kokën. Rrezikimi i Republikës së Kosovës është antinacionale”, është shprehur Deda.

Ai ka thënë se të gjitha forcat politike i dinë cilat janë pasojat, të cilat siç është shprehur iu kanë thënë të gjithëve.

“Të mbesim me shpresë që kjo iniciativë ka mbetur në vitin e kaluar dhe që nuk do të na kthehet në vitin 2018. Kam drojë që mund të kthehet”.

“Ata nuk i kanë 61 deputetë që ua siguron kuorumin. Partitë opozitare jemi të vetëdijshëm për pasoja dhe nuk janë gati të hyjnë në këtë aventurë të kryetarit të Kosovës”, ka thënë ai.