Deda, deputetëve: Nuk votuat as MSA-në por po merrni pjesë në komisione

Deputeti Ilir Deda gjatë debatit për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor, ka kritikuar kolegët e tij deputetë të cilët nuk  kanë votuar marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim, dhe të njëjtit më pas kanë marrë pjesë në komisionet parlamentare kur është punuar për këtë çështje.

Lajme

30/03/2017 12:30

“Kjo zgjidhet në këtë mënyrë: Votohen marrëveshjet të cilat përkojnë me Kushtetutën e Kosovës dhe kaq…. Ndërkohë deputetë të opozitës po kundërshtojnë votimin për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor për shkak se siç thonë ata ‘nuk votojnë marrëveshje me fusnotë’, ka thënë Deda, shkruan Zeri.info.