Deco: Ky është trajneri për Man Utd-in

Deco ka thënë se Jose Mourinho është trajneri ideal për Manchester Unitedin.

Sport

24/02/2016 15:20

Jose Mourinho është trajneri ideal për Manchester Unitedin, sipas ish mesfushorit Deco.

Ish futbollisti i Barcelonës është i sigurt se Mourinho është opsioni më i mirë i “Red Devils” për pasardhës të Louis van Gaalit.

“Manchester United duhet të kthehet në nivelin e lartë dhe Mourinho është trajneri i duhur”, deklaroi Deco për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Ardhja e Mourinhos mund të sjell ndryshime të mëdha në Manchester United”, u shpreh ai.