Deçani bëhet me një kompani publike shumë funksionale

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 36-të me radhë dhe ka miratuar disa vendime dhe dokumente.

Lajme

16/03/2018 11:14

Është miratuar vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan.

Ndërmarrja është themeluar me 100% aksione të Komunës së Deçanit. Komuna do të veprojë si aksionar i vetëm i ndërmarrjes në regjistrimin e saj sipas ligjit.

Të drejtat e aksionarit do t’i ushtrojë Komisioni Komunal i Aksionarëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ndërmarrja do të ushtrojë veprimtarin në grumbullimin, trajtimin dhe menaxhimin e mbeturinave, hapjen e rrugëve nga dëbora, shërbimet e mirëmbajtjes së varrezave dhe funeraleve, pastrimin e hapësirave publike, parqeve, shesheve dhe monumenteve kulturore e historike./Lajmi.net/