Debuton 2016 Mercedes-AMG A45
Mercedes ka prezantuar versionin e përmirësuar të modelit '45 4Matic', i cili tani prodhon plot 376 kuaj-fuqi.
Auto & Tek
Modeli i përmirësuar A45 është një veturë tjetër e linjës 2016 Mercedes-Benz A-Class, dhe do të prezantohet zyrtarisht në një shfaqje të veturave në Frankfurt gjatë muajit shtator.
Fuqia e veturës ende vjen nga motori 2.0-litërsh me katër cilindra, i cili është në gjendje që të prodhojë plot 376 kuaj-fuqi dhe 350 çifte rrotulluese, transmeton Lajmi.net.
Sipas Mercedes-AMG, modeli A45 tani mund të arrijë 100kmh në vetëm 4.2 sekonda – që është 0.4 sekonda më i shpejtë se më parë.
Më poshtë mund ta shihni këtë model të përditësuar: