Debuton 2016 Ford Focus, dhe është madhështor

Kjo veturë e re, ka 320 kuaj-fuqi, që e bënë atë të jetë madhështore.

Auto & Tek

03/02/2015 20:44

Ford ka lansuar specifikat komplete të modelit të ri 2016 Focus RS, përpara prezantimit të saj zyrtar në Gjenevë.

Le të fillojmë: fuqia e saj vjen nga motori 2.3 litërsh Mustang turbombushës me katër cilindra që do të prodhojë të paktën 320 kuaj fuqi dhe 320 çifte rrotulluese, të cilat do të dërgohen në të katër rrotat përmes një transmisioni manual prej gjashtë shpejtësive.

Ford pretendon se sistemi i kësaj veture është aq i avancuar sa që mund të dërgojë fuqinë e saj të mundshme në të gjitha rrotat për 100%, transmeton Lajmi.net.

Fuqia elektrike gjithashtu është e përfshirë në këtë veturë, që është standarde. Rrotat e saj janë 19 inç dhe specifikat e tjera do të bëhen të ditura më vonë.

Pamja e jashtme e saj duket mjaft agresive, me një ngjyrë të mirë në të kaltër dy marmita mbrapa. Çmimi i veturës ende nuk është bërë i ditur.