Debutim katastrofal i Raulit

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Raul Gonzalez ka bërë një debutim katastrofal me skuadrën e New York Cosmos, pasi është larguar nga fusha shkaku i një lëndimi.

Sport

05/04/2015 21:36

Ylli i New York Cosmos është larguar nga minutat e para të pjesës së dytë, në fitoren e skuadrës së tij me rezultat 1-0 kundër Fort Lauderdale Strikers.

Ai kishte probleme me gjurin e tij, për të cilin më vonë ka insistuar se nuk është ndonjë gjë serioze.

“Në fillimin e pjesës së dytë unë kam parë që kam pak probleme me gjurin tim, kështu kam vendosur që të mos vazhdoj të luaj. Nuk është diçka serioze”, përfundoi spanjolli.