Debatik Curri i bashkohet Kosovës

Debatik Curri do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për miqësoret e majit ndaj Turqisë dhe Senegalit. Mbrojtësi kosovar do të jetë një armë e fortë e ekipit të Albert Bunjakut.

Sport

19/05/2014 10:16

Kosova po forcohet. Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaku do të mund të llogarisë në shërbimet e Debatik Currit për miqësoret e majit ndaj Turqisë dhe Senegalit.

Kjo marrëveshje u arrit në mes të selektorit të Kosovës, Albert Bunjaku dhe atij të Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pas takimit që e patën gjatë fundjavës në Tiranë.

Gjithashtu, mësohet se Kosovës do t’i bashkohen edhe Yll Hoxha dhe Bajram Jashanica, ndërsa do të mungojnë Arlind Ajeti, Adrian Nikçi dhe Beg Ferati.

Pas pak orësh, Bunjaku do ta zyrtarizojë listën për miqësoren e 21 majit ndaj Turqisë dhe 25 majit ndaj Senegalit.