Debati Zeka-Konjufca: E di, je i ndjeshëm në treshe /VIDEO

Milaim Zeka dhe Glauk Konjufca sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR-i, kanë pasur replika dhe kundër replika të ashpra ndaj njëri tjetrit.

Lajme

07/03/2018 14:10

Milaim Zeka ironizoi me Glauk Konjufcën duke i thënë që në shkollë ai nuk ka pasur as nota dysha e as tresha, e në këta të fundit sipas Zekës, Konjufca është i ndjeshëm, raporton lajmi.net.

“Kta s’kan marak të treshat me dalë se Glauku është i ndishëm në tresh, kurrë në jetën time skam pasë as dysh as tresh po kam qenë nxënësi më i mirë, varet se kush të vlerëson, un jam brez i babës tand Glauk, pyte Hydajet Hysenin për mu, ty të shkon metafora “prej skënderi del beteri’ kundërshtitë tona politike janë tjetër sen, mos të kalojmë në rrafshin e fyerjeve tash”, tha Zeka.

E i menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës ndaj Zekës i cili e akuzoi atë se ka keqpërdorur emisionin e tij në RTK për të promovuar personin që bashkë me të kanë mashtruar qytetarët e Kosovës me viza.

“Meqenëse po na shet moral, ky e ka keqperdor emisionin e tij në RTK, me promovu njerëz me të cilët ka mashtru qytetarët e Kosovë ,ky është njeri që kur e ka qit policia e EULEX-it si uzurpatorë, dilke  e thojke ma ka thy SHIK-u” u kundërpërgjigj Konjufca./Lajmi.net/