Debati i Republikanëve me zhurmë si në TV-të shqiptare

Salla e mbushur plot e amfiteatrit të Universitetit Houston priti në këmbë dhe me ovacione ish presidentin 91 vjeçar George Bush i vjetri.

Bota

26/02/2016 08:20

Ai do të mbahet mend si njeriu që shqiptoi më 1992 të ashtuquajturin “Kërcënimin e Kërshëndellave” për sulme kundër Serbisë.

Debati i mbrëmshëm në Houston të Texas-it, në të cilën kandidatët republikanë luftuan dhe i bënë zhurmuesin njëri-tjetrit ngjashëm me debatet në televizionet shqiptare, ishte një përpjekje e fundit për t’u thënë votuesve se pse meriton akëcili të jetë kandidati dhe pse kundërshtarët nuk e meritojnë.  Salla e mbushur plot e amfiteatrit të Universitetit Houston priti në këmbë dhe me ovacione ish presidentin 91 vjeçar George Bush i vjetri me zonjën Barbara Bush.  Z. Bush do të mbahet mend si njeriu që shqiptoi të ashtuquajturin “Kërcënimin e Kërshëndellave” për sulme kundër Serbisë në dhjetor 1992, kërcënim që do të bëhej realitet më 24 mars 1999 kur NATO, e udhëhequr nga forcat ajrore amerikane, sulmoi instalimet ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi.

Debati i mbrëmshëm krijoi një atmosferë të pakëndshme ku pesë vetë amerikanë republikanë, në mesin e tyre një anglosakson protestant (Donald Trump), dy hispanikë  (Marko Rubio dhe Ted Cruz), një afrikano amerikan (Ben Carson) dhe një amerikano-kroat (John Kasich) debatuan në rrjetin CNN, në njërin nga debatet më të rëndëishme televizive deri tash para votës javën e ardhshme që mund dhe do të qartësojë shumgjë.

Të martën e ardhshme, votuesit në dymbdhjetë shtete amerikane do të votojnë për të zgjedhur kandidatët që do të përfaqësojnë republikanët dhe demokratët në zgjedhjet presidenciale. E njohur si Super e Marta, votimi në këtë ditë përbën përballjen më të madhe të pretendetëve republikanë dhe demokratë që ende kanë mbetur në garë.  Manjati Donald Trump shpreson të ruajë epërsinë që ka siguruar me fitoret e deritanishme në tri shtete, ndërsa rivalët e tij më të fortë, senatorët Marko Rubio dhe Ted Cruz bashkë me establishmentin republikan shpresojnë ta mënjanojnë Trumpin nga udhëheqja. Votimi në dymbdhjetë shtetet të martën do ta shtyjë procesin drejtë identifikimit të një kandidati republikan që do të ballafaqohet me atë demokrat, sipas të gjitha gjasave, me zonjën Hillary Clinton, në zgjedhjet e sivjetme presidenciale në nëntor. /Sulejman Gashi-RTK