Debat i ashpër televiziv mes tifozit të Dritës dhe atij të Gjilanit para derbit (VIDEO)

 Drita dhe Gjilani u përballen edhe në emisionin Arena në Tribuna Channel, ku “lufta” më e madhe u zhvillua mes tifozerive, Intelektualët dhe Skifterat.

Sport

29/09/2016 23:20

Akuza të shumta u bartën mes Nderim Isufit të Skifterave dhe klubit të Gjilanit dhe përfaqësuesit të Intelektualëve, Arianit Kërqeli, dhe zëdhënësit të Dritës Gentrit Murseli.

Nuk munguan edhe fjalët e ashpra mes Kërqelit e Isufit.

Ky i fundit u akuzua nga Isufi se ka qenë më herët Skifter. I pranishëm ishte edhe lotjari i Gjilanit, Ilir Blakqori që foli më shumë për lojën në fushë se sa historinë e klubeve dhe tifozëve.

YouTube player