Debat i ashpër në Kuvendin e Serbisë për Kosovën

Deputetët serbë janë duke mbajtur një seancë dëgjimore në Kuvend në lidhje me Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor, për të cilën ministri i Jashtëm Ivica Daçiq tha se ai nuk e paragjykon statusin e Kosovës në lidhje me dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe në përgjithësi të politikës së jashtme.

Lajme

26/10/2016 16:24

Tashmë në orët e para të seancës ka pasur një debat të “nxehtë” në mes Daçiq në njërën anë dhe deputetëve të opozitës.

Daçiq gjatë kësaj seance ka theksuar se Qeveria e Serbisë ka një politikë të qëndrueshme, kur është fjala për Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia nuk kërkon hapjen e kapitullit të 31-të. Kurse në këtë seancë është vënë në diskutim edhe dialogu në Bruksel.