De Vrij e Manolas, dy alternativa të reja për mbrojtjen e gjigantit të Serie A

Largimi i Leonardo Bonuçit drejt Milanit, në mos një boshllëk në fushë, në nivel numerik e ka lënë një të tillë në organikën e trajnerit Alegri.

Sport

02/08/2017 14:53

Drejtuesit e Juventusit po monitorojnë merkaton për të afruar në “Vinovo” një element në lartësinë e fanellës bardhezi.

Mosha e re dhe përvoja janë kriteret bazë për të përzgjedhurin. Aktualisht, drejtori Bepe Marota i ka sytë nga kryeqyteti italian dhe po ndjekin nga afër Kostas Manolas të Romës dhe Stefan De Vrij të Lacios, shkruan panoramasport.

Dy mbrojtësit përbëjnë një profil ideal në Torino. Me grekun që konsiderohet i pashitshëm nga verdhekuqtë, alternativa më e mundshme është ajo e holandezit të Lacios, i cili pikërisht ditët e fundit po bisedon për rinovimin e kontratës së tij.

25-vjeçari nuk ka fituar ende asnjë trofe në karrierë dhe Juventusi mund të ishte një hap i madh me bardhezinjtë që mund të përfitojnë nga fakti se atij i skadon kontrata pas një viti. Një tjetër pistë mund të jetë Ezekiel Garai ku marrëdhëniet me Valencian janë optimale dhe mund të favorizonin akordin.