De Sciglio refuzon Real Madridin

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Mattia de Sciglio nuk dëshiron të dëgjojë për interesimin nga Real Madrid. Ai shpreson të mbetet në San Siro, për sa më gjatë që është e mundur.

Sport

07/06/2014 20:02

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Mattia de Sciglio ka injoruar interesimin nga Real Madrid duke deklaruar se dëshiron të mbetet në San Siro.

Reprezentuesi italian konsiderohet si një prej futbollistëve që kërkohen nga trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti, për transferim gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mirëpo, me gjithë mundësinë për t’ju bashkuar kampionit të ri të Evropës, De Sciglio dëshiron t’i qëndrojë besnik Milanit. “Shpresoj dhe uroj që te mbetem në Milan për sa më gjatë që është e mundur”, deklaroi De Sciglio për Sportweek.

“Jam nga Milano, jetoj në Milano, dhe jam rritur në klub që mbetet një prej më të mirëve në botë”, u shpreh ai.

De Sciglio ka konfirmuar dëshirën e tij për të mbetur në San Siro.

Mirëpo, shumëçka do të varet edhe nga vendosmëria e drejtuesve të klubit që mund të kenë nevojë për fonde dhe kështu ai mund të nxirret në shitje.