De Rossi frikëson Romën, zgjedh klubin e ri?

Daniele De Rossi mund të gjejë një ekip të ri, larg nga futbolli evropian.

Sport

10/04/2018 09:30

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi mund të largohet nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se De Rossi mund të gjejë një ekip të ri, larg nga futbolli evropian.

E ardhmja e tij mund të jetë në Major League Soccer, njësoj si lëvizja e Zlatan Ibrahimovicit që nënshkroi me klubin e LA Galaxy, përcjell “lajmi.net”.

De Rossi ka paralajmëruar se nëse një ditë largohet nga Roma, nuk do të luajë për një tjetër ekip nga futbolli evropian. /Lajmi.net/