De Laurentiis: Këto dy ekipe duhet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Aurelio de Laurentiis me akuza të forta ndaj dy ekipeve të mëdha evropiane.

Sport

17/08/2018 08:57

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis dyshon se Roma dhe Liverpool kanë të njëjtin pronar dhe si rezultat, duhet të përjashtohen nga Liga e Kampionëve.

Ai ka mbetur i befasuar nga mënyra e shitjes së portierit Alisson Becker nga Roma te “Reds”.

“Unë Alissonin nuk do ta shisja as për 100 milionë. Për të kam ofruar 60 por nuk deshën të ma shesin”, deklaroi De Laurentiis, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë dyshoj se pronari i vërtetë i Romës është ai i Liverpoolit andaj nuk duhet të marrin pjesë asnjëra në Ligën e Kampionëve”, theksoi ai. /Lajmi.net/