De Laurentiis fillon takimin me Sarrin, caktohet e ardhmja e trajnerit të Napolit

Sot pritet të caktohet e ardhmja e Maurizio Sarrit te skuadra e Napolit.

Sport

16/05/2018 13:25

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka filluar takimin me trajnerin Maurizio Sarri.

Sot pritet të caktohet e ardhmja e Sarrit te skuadra nga Stadio San Paolo, raportojnë mediat italiane.

Sarri së fundmi ka zgjuar interesim nga Chelsea për pasardhës të Antonio Contes i cili pritet të largohet nga Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, sot caktohet e ardhmja e Sarrit te Napoli nëse do të mbetet ose largohet nga posti i trajnerit. /Lajmi.net/