De Jong, transferi i radhës i Barcelonës

Jean-Clair Todibo i është bashkuar Barcelonës nga skuadra franceze Toulouse.

Sport

10/01/2019 17:34

19 vjeçari, ka arritur marrëveshje me Barcelonën, për t’u transferuar si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Tobido, mund të mos jetë lojtari i vetëm i transferuar nga Barcelona këtë afat.

Mediet në Spanjë raportojnë se edhe talenti i Ajax, Frankie De Jong, ka pranuar ofertën e Barcelonës.

21 vjeçari, që po udhëheq Ajaxit drejt sukseseve këtë sezon, po kërkohet edhe nga Bayern Munich, Manchester City, PSG dhe Juventus, përcjell ‘lajmi.net’

Por, është Barcelona që ka fituar garën e ashpër për De Jong, për të cilin do t’i paguajë Ajaxit deri në 75 milionë euro./Lajmi.net/