De Jong qesh me banane

Nigel de Jong e ka injoruar tifozin që hodhi banane në fushë, në ndeshjen Atalanta – Milan. Mesfushori holandez e ka postuar një fotografi, ku shihet me një banane duke ‘buzëqeshur’.

Sport

12/05/2014 12:50

Nigel de Jong e ka gjetur mënyrën më të mirë për ta injoruar tifozin që hodhi banane në fushë, në ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Milanit, e zhvilluar të dielën në mesditë.

Mesfushori holandez dhe shoku i tij i skuadrës, Kevin Constant, ishin ‘viktima’ të racizmit, por ish futbollisti i Manchester Cityt ka përgjigje për tifozin.

“Vazhdo buzëqesh, në jetë ka gjëra më të këqija sesa ofendimet raciste. Njerëzit janë shumë injorantë në ditët e sotme”, ka shkruar De Jong në rrjetin social Twitter.

Javë më parë, objekt i një gjesti racist ishte edhe mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alves, të cilit tifozët e Villarrealit ia hodhën një banane.