De Jong ka një lajm të keq për Barcelonën

Frenkie de Jong nuk planifikon të largohet nga Ajax Amsterdam.

Sport

15/08/2018 10:26

Frenkie De Jong mohon kategorikisht raportimet se Ajax dhe Barcelona kanë një pakt për transferimin e tij te katalanasit për 50 milionë euro.

Mesfushori i talentuar duke folur për të ardhmen bëri të ditur se edhe këtë sezon do të qëndrojë me harkëtarët edhe pse shtoi se futbolli gjithmonë është i paparashikueshëm.

Ai sqaroi se nuk ka asnjë akord me Barcelonën apo ekipe të tjera angleze që janë interesuar për të duke shtuar se ndihet mirë dhe i lumtur në Amsterdam.