De Jong i lumtur që do të luajë me Messin, ja si e komenton argjentinasin

Marrëveshja e Frenkie de Jong me skuadrën e Barcelonës ishte lajmi më i madh në afatin kalimtar të dimrit.

Sport

21/02/2019 14:34

Barcelona arriti të sigurojë nënshkrimin e mesfushorit holandez, dhe ai do të kalojë në ‘Camp Nou’ në fund të këtij edicioni.

Para këtij transferimi, në një intervistë të tijën, De Jong ka komentuar edhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

“Të luaj së bashku me Messin? Jam i eksituar për këtë, mezi po pres. Për mendimin tim, ai është më i miri në histori” ka thënë fillimisht Frenkie, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë ta definosh Messin. Ai është më i kompletuar dhe më i miri në histori. Ai mund të bëjë magji me dhe pa top. Ai krijon shumë shanse, këmba e tij e majtë është e jashtëzakonshme, është i mençur dhe i qetë… Thjesht ai është në një tjetër nivel” ka thënë ndër të tjerash holandezi.

De Jong është akoma shumë i ri dhe sigurisht është në dijeni se do të ketë mundësi të mësojë shumë nga argjentinasi Messi.

Frenkie do të jetë ndihmë e madhe për katalanët, të cilët nuk po gjejnë edhe shumë kreativitet në mesfushë këtë sezon. /Lajmi.net/