De Gea – Real Madrid, zhvillime të papritura

Reali iu është kthyer objektivit të vjetër, pasi që dështoi të transferojë portierin Kepa Arrizabalaga.

Sport

22/01/2018 08:31

Real Madridi nuk i ndahet David De Geas.

Sipas “Mirror”, madrilienët janë duke e përpiluar ofertën e re për spanjollin, përcjellë “Lajmi.net”.

Reali iu është kthyer objektivit të vjetër, pasi që dështoi të transferojë portierin Kepa Arrizabalaga.

Gardiani i Athletic Bilbaos refuzoi kalimin në “Bernabeu”.

De Gea nuk ka rinovuar ende kontratën me Unitedin, pasi që po e pret Realin, për të realizuar më në fund ëndrrën e fëmijërisë. /Lajmi.net/