De Gea – Real Madrid, lajmi i fundit nga Mourinho (FOTO)

David de Gea nuk do të transferohet në Real Madrid.

Sport

24/07/2017 12:47

Jose Mourinho ka insistuar se David de Gea nuk do të largohet nga Manchester United.

Strategu portugez u ka dhënë fund spekulimeve rreth kalimit të portierit në Real Madrid.

“Ju garantoj se David nuk do të largohet gjatë këtij sezoni”, deklaroi Mourinho, përcjell “lajmi.net”.

“Po ashtu, bindja ime është se do të jetë shumë e vështirë që të largohet edhe më vonë”, theksoi ai. /Lajmi.net/