De Gea – Real Madrid, e konfirmon Mourinho (FOTO)

David de Gea nuk do të transferohet në Real Madrid, ka konfirmuar menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho.

Merkato

21/01/2017 10:08

Real Madrid duhet ta harrojë David de Gean.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka bërë të ditur se portieri spanjoll nuk është në shitje, njësoj sikurse zëvendësuesi i tij, Sergio Romero.

“Nuk mund të gjej portier më të mirë se David, dhe zëvendësues më të mirë se Sergio”, deklaroi Mourinho për “Sky Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Dua që ata të dy të mbeten në klub. Ata nuk janë në shitje”, theksoi portugezi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6