De Gea pas fitores ndaj Tottenham: Ky është Manchesteri i vërtetë

Manchester United ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Tottenham.

Sport

13/01/2019 21:32

“Djajtë e kuq” kanë triumfuar me rezultatin minimal 0:1, me golin e realizuar nga Marcus Rashford.

Meritë të madhe për këtë fitore pati padyshim edhe David De Gea i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Pas fitores, portieri është shprehur i lumtur dhe ka lëvduar trajnerin Solskjaer. Ai ka thënë se ky është Manchester United i vërtetë.

“Trajneri ka sjellë shumë lumturi. Lojtarët po luajnë mirë dhe skuadra është shumë e fortë” ka thënë De Gea për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Ne dimë si ta kontrollojmë lojën, të krijojmë shanse dhe është shumë mirë për ne. Ky është Manchester United i vërtetë” ka thënë tutje spanjolli.

Kjo ishte fitorja e pestë me radhë e United në kuadër të Premierligës. Ata tashmë kanë barazuar pikët me skuadrën e Arsenal. /Lajmi.net/