De Gea në vend të Casillasit

Real Madridi e ka veçuar pasardhësin e Iker Casillasit. Los Blancos janë të interesuar për portierin e Manchester Unitedit, David De Gea, në rast se Iker vendos të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sport

03/06/2014 16:26

Real Madridi i ka idetë e qarta në rast se Iker Casillas vendos ta mbyll aventurën në klubin spanjoll.

Sipas portalit Real Bernabeu Digital, klubi spanjoll e ka vënë në shënjestër portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.

I lindur në vitin 1990, ish portieri i Atletico Madridit ka kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në vitin 2016, por mund të largohet në rast se Los Blancos e bëjnë një ofertë të mirë.

Në dy sezonet e fundit po mbron rregullisht Diego Lopez në La Liga, ndërsa Casillas në Copa del Rey dhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo e ka frustruar Casillasin, i cili mund ta kërkojë largimin. Për çdo rast, presidenti Florentino Perez e ka në mendje alternativën.