De Gea mund të kalojë në PSG

Destinacioni i radhës për David de Gea mund të jetë Parisi.

Sport

25/11/2018 07:55

“Daily Mail” raporton se portieri mund të transferohet tek kampionët e Francës, në një shumë marramendëse, që do t’i sillte atij më shumë se 300000 euro për javë, transmeton lajmi.net.

Portieri spanjoll do të mbetet pa kontratë në fund të këtij sezoni, që do të thotë se ai mund të nënshkruaj me ndonjë skuadër tjetër qysh në janar.

PSG thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 300000 euro në javë për De Gean, shumë kjo që do ta bënte atë portierin më të paguar në botë.

Parisi do të mund ta arrinte këtë gjë duke e shitur Neymar, në mënyrë që të barazohej sa i përket Fair Play Financiar, dhe të ndërtonte skuadrën rreth Kylian Mbappe. /Lajmi.net/