De Gea ka një lajm të keq për tifozët e Real Madridin

David de Gea ka injoruar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid.

Sport

04/05/2018 14:24

Portieri i Manchester United, David de Gea ka injoruar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid.

“Është mënyrë e jetës të jesh në klub si Manchester Unitedi dhe të jesh pjesë e historisë. Është privilegj të vesh këtë fanellë”, ka thënë De Gea për Sky Sports News.

“Je pjesë e klubit ku shumë legjenda dhe figura historike kanë luajtur në këtë stadium për vitet me radhë. Është diçka që e shijon çdo herë. Është kënaqësi, nder dhe privilegj sa herë që vesh atë fanellë”.