De Gea fiton Dorëzën e Artë në Premierligë

David De Gea ka fituar Dorëzën e Artë në Premierligë.

Sport

10/05/2018 23:42

Portieri spanjoll ka arritur të mbajë të paprekur për të 18-të herë portën këtë sezon në barazimin 0-0 në udhëtim te West Ham United.

Askush më shumë se De Gea, nuk ka arritur të mbajë portën e paprekur këtë sezon.

Ky numër mund të rritet në xhiron e fundit, ku United pret në shtëpi Watfordin.

Kujtojmë se çmimin ‘Dorëza e Artë’ De Gea arrin ta fitojë për të parën herë./Lajmi.net/