De Gea e humbi një shok në rrëzimin e aeroplanit në Kolumbi (FOTO)

Portieri i Manchester United, David De Gea, ka humbur shokun e ngushtë në rrëzimin e aeroplanit të Chapecoenses.

Sport

29/11/2016 14:45

Bëhet fjalë për Cleber Santanan, i cili ishte bashkëlojtar i De Geas te Atletico Madridi.

“I prekur thellë nga aksidenti ajror. Kam ndarë zhveshtoren me Cleber Santanan dhe është e vështirë të përshkruaj se si ndihem. Përqafime të sinqerta”, shkroi De Gea në Twitter, përcjellë “Lajmi.net”.

Santana ka qenë pjesë e skuadrës së Atleticos për tri vjet.

Ai ishte transferuar te “Los Colchoneros” në vitin 2007.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.