De Gea dështoi ndaj Portugalisë, ja çfarë i ndodhi pas ndeshjes

Portieri i Spanjës, David De Gea mund të jetë i kënaqur me atë që i ndodhi pas takimit me Portugalinë.

Sport

16/06/2018 08:04

Juan Mata ka shfaqur mbështetje ndaj portierit të Spanjës, David de Gea pas paraqitjes së dobët të tij në barazimin 3:3 ndaj Portugalisë.

De Gea ishte i pasigurt në portën e Spanjës duke pësuar tre gola nga Cristiano Ronaldo në duelin e tyre të parë në Grupin B në “Kampionatin botëror 2018”.

Por, pas ndeshjes, Mata shfaqi mbështetje për shokun e tij të skuadrës nga Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

“Je më i miri dhe pikë”, shkroi Mata në Twitter. /Lajmi.net/