De Gea: Casillas ende në top formë

Portieri i skuadrës së Manchester United, David De Gea është i bindur se Iker Casillas ende është në top formë.

Sport

07/09/2014 14:54

De Gea ka startuar në miqësoren e fundit të Spanjës kundër Francës, dhe mediat kanë filluar të raportojnë se tashmë koha e Casillasit ka përfunduar.

Sidoqoftë, kështu nuk mendon De Gea i cili thotë se Casillas ka ende gjëra tjera për të dhënë nga vetja e tij.

“Kam dëgjuar zëra para fillimit të ndeshjes se unë do ta startoj takimin. Kam qenë i shokuar”.

“Sidoqoftë, nuk jam duke menduar shumë për të zëvendësuar Casillasin. Ai është ende i ri dhe mund të luajë në një nivel të lartë për disa vite tjera”, tha De Gea.