De Gea apo Schmeichel? Ja cilin zgjedh Rio Ferdinand

Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand është vendosur para një zgjedhjeje mjaft të vështirë.

Sport

19/01/2019 17:04

Ferdinand është pyetur që të zgjedh mes portierit aktual të Manchester United, David de Gea dhe ish portierit Peter Schmeichel.

De Gea aktualisht konsiderohet nga shumëkush si portieri më i mirë në botë, e sidomos pas ndeshjes ndaj Tottenham ai bëri bujë në rrjetet sociale me pritjet e tij madhështore.

Por, edhe Schmeichel në anën tjetër ka qenë një nga më të mirët në kohën e tij, dhe për shumë kë është më i miri në historinë e Manchester United.

Megjithatë, ish qendër mbrojtësi Ferdinand mendon se më i mirë është portieri aktual i United.

I pyetur në “Twitter” De Gea apo Schmeichel, ish reprezentuesi anglez është përgjigjur: “E madhe, por do ta zgjedh De Gean”, transmeton lajmi.net.

Schmeichel është zgjedhur si më i mirë nga ish shokët e skuadrës si Andy Cole. /Lajmi.net/