De Bryune në Serie A?

Kevin de Bryune mund të transferohet në Serie A. Menaxheri i tij, Patrick De Koster ka përmendur Juventusin si destinacionin e ri të mundshëm për mesfushorin belg.

Sport

16/04/2015 14:15

Kevin de Bryune ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Wolfsburgun deri më tani gjatë këtij sezoni.

Dhe, mesfushori belg ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha.

Kurse, menaxheri i tij Patrick De Koster ka përmendur Italinë si një destinacion të mundshëm për De Bryunen.

“Wolfsburg e vlerëson shumë. Italia në të ardhmen e tij? Në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe në Itali ka shumë skuadra të interesuara për të sikurse Juventus që është një klub fantastik”, deklaroi De Koster për “Europacalcio.it”.

De Bryune është përmendur edhe si objektiv i Bayern Munichut, Paris Saint-Germain dhe Manchester Cityt.