De Bruyne – Real Madrid, lajmi i fundit nga “Don Balon”

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Don Balon’, madrilenët kanë në plan të thyejnë rekordin botëror për transferime.

Sport

23/02/2018 09:08

Kevin De Bruyne është njëri nga futbollistët me formën më të mirë në Premier League ashtu edhe në futbollin evropian.

Ylli belg i Manchester Cityt ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar gola dhe duke dhuruar asistime të shumta.

Kjo ka bërë që pas tij të vihet klubi i Real Madridit, që është magjepsur pas tij.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Don Balon’, madrilenët kanë në plan të thyejnë rekordin botëror për transferime.

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të shpenzojnë rreth 250 milionë euro plus bonuse për transferimin e De Bruyne.

Edhe pse duket e vështirë se City do të heqë dorë nga ylli i tyre kryesor, madrilenët pritet të provojnë transferimin e De Bruynes në verë.

Në rast se mbyllet me sukses ky operacion i ‘Los Blancos’, atëherë De Bruyne do ta thyente rekordin e Neymarit dhe do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori, transmeton “Albeu.com”.

26-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2022.

Në 39 ndeshje në të gjitha garat, belgu ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 19 asistime.