De Bruyne kthehet për derbin e madh të Premierligës

Kevin de Bruyne ka filluar rikuperimin nga lëndimi.

Sport

21/09/2018 10:18

Kevin De Bruyne synon të rikuperohet nga lëndimi gjatë muajit nëntor.

Mesfushori i Manchester Cityt ka pësuar lëndim të rëndë në fillim të sezonit.

Por, “Sky Sports News” shkruan se ylli belg ka filluar procesin e rikuperimit dhe tashmë ka një datë për rikthim në fushën e lojës, përcjell “lajmi.net”.

De Bruyne pret të jetë i gatshëm për derbin kundër Manchester United në nëntor. /Lajmi.net/