De Boer, kandidat serioz për Barcelonën

Pavarësisht se Gerardo Martino së fundmi ka marrë mbështetjen e drejtuesve të Barcelonës, vazhdojnë të qarkullojnë dyshime rreth të ardhmes së tij në postin e trajnerit të gjigantit katalan. Sipas Sportmediaset, në rast se kryesia e Barcelonës vendos të bëjë ndryshime në stafin teknik pas përfundimit të këtij sezoni, atëherë Lionel Messi dhe shokët e…

Sport

09/04/2014 08:24

Pavarësisht se Gerardo Martino së fundmi ka marrë mbështetjen e drejtuesve të Barcelonës, vazhdojnë të qarkullojnë dyshime rreth të ardhmes së tij në postin e trajnerit të gjigantit katalan.

Sipas Sportmediaset, në rast se kryesia e Barcelonës vendos të bëjë ndryshime në stafin teknik pas përfundimit të këtij sezoni, atëherë Lionel Messi dhe shokët e tij mund të udhëhiqen nga Frank de Boer.

Trajneri i Ajaxit ka treguar se ka njohuri të duhur për të krijuar karrierë të ndritur si trajner, pas asaj të suksesshmes si futbollist.

Dhe, duket se ai ka filluar të përmendet më shumë se sa një ide e thjeshtë nga gjiganti katalan, klub të cilin e përfaqësoi gjatë periudhës 1999-2003.