De Biasi, vjen “mandati” të tretë?

Disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së shprehen pro, duke i këshilluar presidentit Armand Duka rinovimin me teknikun italian edhe për 2 vite të tjera.

Sport

11/09/2015 17:16

Përpos presionit për kualifikimin, FSHF ndodhet edhe përballë pyetjes nëse trajneri Gianni De Biasi duhet që të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren edhe për një mandat të tretë edhe nëse nuk siguron pjesëmarrjen në “Francë 2016”.

Disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së shprehen pro, duke i këshilluar presidentit Armand Duka rinovimin me teknikun italian edhe për 2 vite të tjera, shkruan “Albeu.com”.

Pavarësisht asaj që do të ndodhë me dy ndeshjet e fundit, pasi sipas tyre, grupi që ka krijuar premton për të ardhmen.

Ndërsa ka edhe nga ata që nuk duan të ndërhyjnë qoftë edhe për një koment, duke e cilësuar si kompetencë ekskluzive të presidentit.