De Biasi: Vështirë të kualifikohemi në Euro 2016

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka pranuar se kualifikimi për në Euro 2016, është një gjë shumë e vështirë për Kombëtaren tonë.

Sport

23/12/2014 15:37

Shqipëria e ka shumë të vështirë kualifikimin për në Euro 2016, gjithnjë sipas trajnerit të Kombëtares sonë, Gianni De Biasit.

“Kualifikimi është një gjë e vështirë. E filluam mirë këtë garë, mirëpo në takimin me Serbinë jemi të zhgënjyer, pasi nuk kemi marrë atë që kemi merituar”.

“Sidoqoftë, duhet të shikojmë për ndeshjen e ardhshme e cila është me Armeninë. Kjo përballje nuk do të jetë fare e lehtë për ne, pasi Armenia është skuadër e rrezikshme”, tha trajneri italian për Top Channel.