De Biasi tregon se si mund të ‘shpëtohet’ Shqipëria

Kombëtarja Shqiptare po kalon formën më të dobët viteve të fundit.

Sport

20/11/2018 13:59

Kuqezinjtë kanë zhgënjyer me paraqitje në Ligën e Kombeve në sezonin e parë të këtij kompeticioni, ku rrezikuan rënien në Ligën D.

Formën e tyre të dobët e ‘vulosën’ me humbjen 0-4 në ‘Loro Boriçi’ nga Skocia.

Trajneri që ka shkruar historinë me Shqipërinë, Gianni De Biasi, ka treguar rrugën se si mund të ringrihet ekipi kombëtar.

De Biasi që çoi Shqipërinë në Euro 2016, ka thënë se duhet punuar duke i pasur të qarta idetë.

“Duke punuar dhe duke i parë idetë me qartësi dhe duke ditur që duhet ndërtuar një grup i besueshëm me nja 30 lojtarë, mbi të cilët të mbështesë punën e tij”, ka deklaruar De Biasi për Panorama Sport, përcjell ‘lajmi.net’.

“Në të tilla raste nuk duhet zgjeruar domosdoshmërisht numri i lojtarëve të thirrur për t’u parë nga afër. Nëse më pas ndonjëri bie ne sy në mënyrë të dukshme, Panuçi edhe mund ta grumbullojë./Lajmi.net/