De Biasi tregon pse është bërë analist televiziv i ndeshjeve!

Gianniani De Biazi, ish-trajneri i Shqipërisë, ka folur në një intervistë të gjatë për Gazzetta Dello Soprt, ku prek të ardhmen e tij si trajner, apo edhe prapaskenat me lajmin që ai ishte pranë zyrtarizimit te Polonia.

Sport

03/08/2018 08:46

Prapaskenat me Poloninë – Presidenti i Federatës, Boniek, më kishte kontaktiar që para se të zgjidhte Navalkën, trajnerin në këtë Botëror. Ishte viti 2013 dhe unë isha në kontratë me Shqipërinë, dhe nuk kisha çfarë të bëja. Ai u bë i gjallë javët e fundit, që të zëvendësoja Navalkën. Një ditë u ndjeva si trajneri i ri i Polonisë, por kur unë dhe Boniek u takuam në Romë që të diskutonim disa detaje të fundit, madje kisha përgatitur edhe veshjen, e mora vesh vetëm prej shtypit se ai kishte zgjedhur një tjetër. Gjithsesi, ai mund të zgjedhë kë të dojë, asnjë problem për mua. Është stoli i dytë i kombëtares që shoh të më ikë. Në 2016, presidenti i federatës shqiptare nuk më la të lirë që të zëvendësoja Konten tek Italia. Duhet të jetë ndonjë mallkim, patjetër.

E ardhmja – Në mes të gushtit do të komentoj ndeshjen time të fundit në Rai Uno, finalen e Super Kupës mes Realit dhe Atletikos, në Talin të Estonisë. Televizioni na shërben ne trajnerëve të tregojmë që jemi ende gjallë. Ditët e sotme, nëse nuk shfaqesh, do të thotë se nuk ekziston.

Trajnimi – Të trajnoj përsëri në Itali? Sigurisht, edhe pse pas periudhës kur isha te Udineze, u betova se nuk do e bëja më kurrë.

Shkëmbimet mes Juves dhe Milanit – Bonuçi është një mbrojtës i madh, por nëse do isha unë në vendin e Juves, nuk do lija të ikte Kaldarën, atë që cilësohet si e ardhmja e Kombëtares. Kaldara është një ndalues shumë i mirë, ndryshe nga Bonuçi, si një mbrojtës i lirë. Kaldara më pëlqen për fizikun dhe inteligjencën e tij. Për Higuain, çfarë mund të them më shumë, ai shënon kaq shumë gola.