De Biasi te Italia? Vjen një lajm interesant

.

Sport

05/12/2017 19:17

Në Itali, përzgjedhja e trajnerit është shndërruar edhe në një “bast” për t’u parashikuar se cili do të pasojë Venturën në krye të “axurrëve”.

Pas deklaratës së bërë, trajneri Karlo Ançeloti kuotohet tashmë me koeficientin 4.5 dhe jo më 2.2 siç raportojnë mediat italiane.

Në listë, pas tij si pretendentë të mundshëm me koeficientin 7 renditen Konte, Ranieri dhe Kapelo.

Mirëpo, sipas “Corriere Dello Sport”, një prej kandidatëve që gjendet në listë është edhe Xhani De Biazi.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare dhe ish-tekniku i shkarkuar nga Alavesh në Spanjë së fundmi kuotohet me koeficientin 12.