De Biasi: Do të ishte nder ta drejtojë këtë kombëtare të madhe

Gianni De Biasi e ka pranuar se drejtimi i kombëtares së Italisë do të ishte një nder për të.

Sport

03/05/2016 19:46

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, nuk e ka fshehur dëshirën për ta drejtuar Italinë.

Trajneri i kuqezinjve është njëri nga emrat e përfolur për ta zëvendësuar Antonio Conten pas Evropianit.

“Zenga ka thënë që do të jem trajner i ri i Italisë? Të shpresojmë që të mos ndodhë si në politikë, ku një emër i përfolur shpesh digjet më pas. Do të ishte një nder, kush nuk do të kishte ambicie të bëhet trajner i Italisë 4 herë kampione bote”, ka thënë De Biasi, transmeton Sportal.al.